Shiti sekretet tek gjermanët, Putin nuk fal ekspertin ushtarak

60

Një gjykatë ruse dënoi me 7 vjet burg ​​një ekspert raketash I cili u shpall fajtor për tradhëti, nën pretendimin se i kishte shitur sekrete një firme konsulente gjermane.

Gjykata e Shën Peterburgut tha se Vladimir Neyelov kishte pranuar të shiste informacione në lidhje me mënyrën se si Shërbimi Federal i Sigurisë – agjencia pasardhëse e KGB-së të epokës sovjetike-, trajnon stafin e tij operacional. Neyelov nuk i konsideronte të dhënat si të klasifikuara. Gjyqi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe detajet e çështjes nuk u bënë publike.

Gjykata nuk tregoi se cila është kompania këshillimore e përfshirë. Para arrestimit të tij në 2018, Neyelov kishte shkruar për kontraktorë ushtarakë privatë dhe kishte punuar për dy think tank, njëra prej të cilave quhet Qendra e Studimit të Perspektivave Strategjike, thotë gazeta ruse Kommersant. Rusia është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin e kontraktuesve ushtarakë privatë rusë në Libi për të fshehur rolin e saj atje.

Moska thotë se mercenarët rusë nuk përfaqësojnë interesat e shtetit rus.Disa ekspertë, shkencëtarë dhe akademikë rusë janë arrestuar dhe akuzuar për tradhëti vitet e fundit nën pretekstin se i kanë përcjellë sekrete të huajve. Kritikët thanë se çështjet janë të mbushura me pikëpyetje dhe ndonjëherë, bazoheshin në prova të dyshimta.

Comments are closed.