Shitet unaza e Kobe Bryant (FOTO)

23

Më 26 janar të këtij viti legjenda e basketbollit Kobe Bryant ndërroi jetë në një aksident tragjik së bashku me vajzën e tij dhe 6 persona të tjerë. Ky ishte një lajm shumë i trishtë për të gjithë fansat e tij dhe për të mbajtur gjallë kujtimin e tij, ata kanë vendosur që vlerësojnë gjërat materiale që ai ka lënë pas.

Një unazë e cila përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh është shitur në ankand për 206.000 dollarë. Ankandi i cili u organizua nga “Goldin Auctions” në fillim filloi me shifrën prej 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale. Ajo ishte një prej dy unazave identike që basketbollisti i ndjerë ua kishte dhuruar prindërve të tij, Pamela dhe Joe “Jellybean” Bryant, për ta nderuar suksesin me Los Angeles Lakers në sezonin “1999-2000”.

Comments are closed.