Ankandi i artit në New York përfundoi me shitjen e pikturës së Willem de Kooning për 30.1 milionë dollarë, njoftoi Sotheby’s. Shtëpia e ankandit tha se vepra ekspresioniste e vitit 1977 “Untitled XXII” nga artisti holandezo-amerikan është blerë nga një ofertues aziatik me çmimin më të lartë atë mbrëmje.
Veprat e Mark Rothko dhe Clyfford Still u shitën gjithashtu për më shumë se 20 milionë dollarë secila në ankandin në Sotheby’s ditë më parë, me çfarë janë arritur të ardhura prej 270.6 milionë dollarë.
Shtëpia rivale e ankandit Christie’s tha se në ankandet që zgjatën një javë për veprat e shekullit të 20 gjithsej janë inkasuar të ardhura prej 683.3 milionë dollarë, gjë që është dukshëm më pak se 1 miliard dollarë sa ishin arritur në maj. Ekspertët ia atribuojnë rënien e shitjeve pasigurisë për shkak të Brexitit dhe zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2020, si dhe faktin se disa vepra ishin në ofertë gjatë sezonit të ankandeve gjysmëvjetore.