Nga “Juventus Stadium” në “Allianz Stadium”, shtëpia bardhezi ndryshon emër, por rezultati, në lidhje me abonimet, nuk ndryshon: të gjitha biletat për sezonin 2017-2018 janë të shitura. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Juventus në internet. 29.300 abonimet, në dispozicion të tifozëve të Juventus, për çdo ndeshje brenda, janë shitur të gjitha. Kjo kishte ndodhur edhe një sezon më parë.
Në të gjitha ndeshjet që Juventus do të luajë në fushën e tij nuk do të ketë asnjë vend në sektorin e vendasve. Janë lënë bosh vendet që zakonisht i rezervohen tifozëve miq dhe 4000 mijë vende për bileta, në bazë të rregullores që parashikon gjithmonë shitjen e biletave, edhe pse në numër shumë të ulët. “Po të kishim një stadium 50 mijë vendësh do të kishim sërish të gjithë abonimet e shitura, sepse kemi pasur dyfishin e kërkesave të arritëm të plotësojmë,” – lexohej në faqen zyrtare në internet të kampionëve të Italisë.