Gjendem në gjysmën e mandatit tim. Dy vjet jemi bashkë. I zgjidhim problemet të cilat i gjetëm hapë pas hapi. I zgjidhim në mënyrën në të cilën do të mundësojë Shkupi të bëhet qytet të cilin me siguri secili prej nesh e dëshiron, tha mbrëmë kryetari i Qytetit të Shkupit në tribunën “Hap pas hapi për Shkupin, dy vjet me Petre Shilegovin”.
Premtoi transformim të plotë të Qytetit, transport tërësisht të ri, kujdes më të madh për gjelbërimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale, mbindërtimin e shtigjeve për biçikleta në të gjitha pjesët e Shkupit madje edhe në rrugën e plastikave, pyllëzimi i Vodnos, arsim i integruar dhe inkluziv për të gjithë, trajtim më human të kafshëve të pastrehë….
“Në qytetin tonë do të kemi transport publik të shekullit 21. i cili do të prodhojmë zero emisione të gazrave të dëmshme në atmosferë për të cilën pas vlerësimit tonë janë të nevojshme rreth 100 milionë euro. Do ta zhvillojnë paralelisht kryesisht në të dy transversalet, lindje-perëndim dhe veri-jug, gjegjësisht Lisiçe e Re – Gjorçe Petrov dhe Kisella Vod – Butel. Sistemi nënkupton se në çdo tere minuta e gjysmë deri katër do të kemi nga një automjet në stacion dhe se ky komunikacion do të jetë i ndarë fizikisht nga komunikacionin tjetër”, tha Shilegov.
Kjo, potencon, mundëson ta bëjmë qendrën tonë të ndaluar për qarkullimin e automjteve.
“Vitin e ardhshëm do të jemi dëshmitarë për fillimin e një transformimi të plotë të trafikut në unazën e vogël dhe të mesme në qytetin tonë, me intervenime serioze në infrastrukturë që do të ofrojnë zgjidhje moderne të trafikut për lëvizjen e qytetarëve dhe transportin publik. Në fund të mandatit tim tërë kjo do të përfundojë dhe do të kemi mundësi të flasim për një Shkup krejtësisht tjetër. Paralelisht me trafikun, ne do të promovojmë dhe aktualizojmë sistemin alternativ të transportit, tha Shilegov.
Premtoi pyllëzimin e Vodnos për të cilin, siç tha ai, tashmë është bërë specifikim, ndërsa në bashkëpunim me Fakultetin e Pylltarisë është përpiluar studim për llojin e drunjve të cilët pasi të mbjellin nuk do të shkatërrohen.
Qyteti i Shkupit, shtoi, seriozisht merret me gjithëpërfshirjen dhe integrimin në procesin e arsimit.
Shtoi se shumë shpejtë në Qytet do të promovohen kontejnerë për selektimin e mbeturinave komunale dhe shtoi se rreth 560 kontejnerë që janë blerë deri më tani janë prezantuar rreth qindra.(koha.mk)