Shkup, 26 mars – Kreu i Shkupit Petre Shilegov ua ka ndërprerë parkimin falas të punësuarve në Qytetin e Shkupit. Siç transmeton SDK.mk, në rrugën para barakave të kuvendit të qytetit, edhe pse ka parkim zonal, nëpunësit e Qytetit nuk kanë paguar. Fillimisht kur është vendosur parkimi zonal para barakave atyre u është dhënë ngjitës falas, pastaj ato nuk u janë vazhduar, dhe secili është parkuar lirshëm pasi kontrolluesit e NP “Parkingjet e qytetit” nuk i kanë dënuar pasi u kanë thënë se parkimi për të punësuarit është falas. Pos në rrugën para barakave, të punësuarit janë parkuar falas edhe tek parkingu në Kopshtin Zoologjik, ku gjithashtu ka parkim zonal.
Të premten kontrolluesit e NP “Parkingjet e qytetit”, i kanë dënuar të punësuarit të cilët nuk kanë paguar parkim dhe i kanë informuar se kanë marrë vendim nga Petre Shilegov që parkimi falas të ndërpritet, më saktë nga 1 prilli të gjithë duhet të paguajnë kartelë mujore për parkim.
Shilegov portalit sakamdakazam.mk i ka thënë se u ka treguar nëpunësve se nuk vlen më parkimi falas.
Ndryshe, sipas çmimores kartela mujore për parkim kushton 800 denarë.