Shkup, 9 shkurt – Kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot do ta vizitojë Athinën dhe do të takohet me Kryetarin e Athinës Jorgos Kaminis.
Siç informon Qyteti i Shkupit, Shilegov të premten do të takohet me Kaminas në kabinetin e tij dhe do të kenë pres-konferencë.
Kryetari Kaminis e ka ftuar homologu e tij maqedonas në vizitë zyrtare në kryeqytetin grek, në kulmin e bisedimeve për emrin.
Vizita cilësohet si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e bashkëpunimit mes dy qyteteve dhe shkëmbimin e njohurive dhe përvojave.