Shkup, 11 mars – Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, sot ka kryer inspektim në punët ndërtimore që po zhvillohen në rrugën “Bratforska”, me ç’rast theksoi se , Shkupi hyn në një sezon ndërtimi intensiv.
“Deri në fund të marsit do të kemi një rrugë të re të rikonstruktuar, të sigurt për lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, duke marrë parasysh atë që kryejmë meremetim të plotë të rrugës dhe të trotuareve”, theksoi Shilegov, me rastin e rikonstruktimit të rrugës “Bratforska”.
Theksoi se në periudhën e ardhshme do të kryhet rikonstruktimi i plotë i bulevardeve “Partizanska”, “Kërste Misirkov” dhe “Asnom”.