Shilegov, Shekerinska dhe Filipçe inspektojnë punët ndërtimore për ngritjen e spitalit montues

22

Shkup, 28 mars – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe djhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, sot kanë inspektuar aktivitetet ndërtimore për ngritje të spitalit montues me kapacitet deri në 130 shtretër pranë Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile, informojnë nga Qyteti i Shkupit, raporton Koha.mk

Prej atje sqarojnë se hapësira, me bashkëpunim të shkëlqyer ndërinstitucional është pastruar në afat rekord nga ana e ekipeve të Qytetit të Shkupit, Armatës dhe mekanizmi i tij, ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” dhe inxhinierët e Njësisë projektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me lirimin e hapësirës prej rreth 4.000 metra katror është krijuar mundësi për zhvillim intervenues dhe plotësim të kapacitetit të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile. Lokacioni i liruar pranë klinikës infektive për momentin ka përparësi të madhe për shkak të afërsisë me të gjitha kapacitetet e qendrës klinike “Nëna Terezë”, Institucionet e rëndësishme dhe vetë Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje fibrile”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Duke e marrë parasysh gjendjen me koronavirusin, qyteti i Shkupit e ndihmon Ministrinë e Shëndetësisë, me realizimin e shumë aktiviteteve ndërtimore dhe infrastrukturore në rrethin e Qendrës Klinike “Nëna Terezë”:

“Përveç aktiviteteve për pastrimin dhe rregullimin e hapësirës deri te Klinika infektive, zgjerohet hyrja në qendrën klinike dhe hapet një shteg për automjete intervenuese, si dhe hyrje e veçantë drejt klinikës infektive”, informojnë nga vetëqeverisja lokale e kryeqytetit. (koha.mk)

Comments are closed.