Shkup, 16 gusht – Procedura për legalizimin e stacionit “Vardarishtë” që është ndërtim pa leje është para komunës së Gazi Babës dhe kur do të përfundojë me të njëjtën do të mund të fillojmë me rikonstruktimin, rinovimin dhe rritjen e kapacitetit.
Këtë e tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov i cili shtoi se administrata e kaluar nuk ka përgatitur regjistër të kafshëve shtëpiake me çka do të pengonte fluksin mekanik të qenve endacakë nëpër rrugët e qytetit.
“Për këto 10 muaj këto qen nuk u përshtatën në këtë qytet. Flasim për problem që është i vjetër me dekada. Si administratë e qytetit së pari e hapëm hapësirën që të mund qytetarët të shohin kushtet se ku kujdesen qentë endacakë, formuam komision të përbashkët me Organizata joqeveritare ku në këshillin e Qytetit të Shkupit është miratuar program për kujdes në të cilën punojmë, ka thënë Shilegov pas vizitës në gjimnazin “Josip Broz Tito”.
“Gjithë këtë duhej ta bënte dikush dhjetë vite më pas pasi vlejnë këto rregulla ligjore. Në vend të kësaj tentohet të imponohet në opinion temë se dikush kujdeset për qentë endacakë. Nëse i dinin hapat, nga opozita të dalin me pres konferencë dhe të pyesin se çka kanë bërë 12 vitet e kaluara kur në këtë qytet kishin pushtet absolut. Pse nuk e zgjodhën këtë problem, dhe tani si problem të trashëguar e imponojnë si një çështje fondamentale në qytetin tonë”, ka thënë Shilegov.
Ai theksoi se administrata e qytetit punon në gjetjen dhe implementimin e zgjidhjes sistemore me çka në afatmesëm Qyteti i Shkupit nuk do të ketë problem me qentë endacakë.