Shkup, 1 mars Në propozim të kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov këshilltarët në Këshillin e Qytetit të Shkupit, sot do ta shqyrtojnë vendimin për rritjen e çmimit të ujit që NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” e shpërndajnë deri te kompania private Minierat dhe hekurudhat – MH “Shërbime” SHA Shkup.
“Qyteti i Shkupit me ish-MH Shkup në vitin 1970 kanë pasur marrëveshje të arritur me të cilën MH-ja e atëhershme, ndërsa MH e tanishme ‘Shërbime’, që i shërben ‘Makstilit’ dhe disa subjekteve tjera në kompleksin e ish ‘Hekuranës’, nuk e kanë paguar ujin e pijshëm. Në Shkup po ndodh absurdi më i madh, 27 për qind e ujit për pirje të shfrytëzohet si ujë teknik për ftohjen e furrave të ‘Makstilit'”, tha Shilegov.
Shilegov sqaroi se të gjitha subjektet juridike në Qytet të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” paguajnë rreth 44 denarë për një kubik ujë, ndërsa MH “Shërbime” gjegjësisht “Makstil” dhe kompanitë tjera në atë kompleks për një kubik ujë paguajnë 3,5 denarë.
“Diçka e tillë nuk është e lejueshme si praktikë e mëtutjeshme. Njëzetë e shtatë për qind e ujit duhet të paguhet në mënyrë adekuate, ndërsa zgjidhja më e mirë është që të gjejnë burim të ujit teknik, që ujin e pijshëm të mund ta shpërndajmë deri te qytetarët dhe shfrytëzuesit tanë”, tha Shilegov.
Shilegov tha se ai dhe Bordi drejtues i NP “Ujësjellës dhe kanalizim” propozoi rritje të shkallëzuar të ujit me qëllim që t’ju mundësohet subjekteve juridike të cilët, siç tha, janë kënaqur në shfrytëzimin falas të ujit.
Propozohet që çmimi i tanishëm i konfirmuar për vitin 2018 të arrijë 11.65 denarë, për vitin 2019 – 22.75 denarë për një metër kub, për vitin 2020 të jetë 34,20 denarë dhe në vitin 2021 të jetë e barabartë me çmimin të cilin e paguajnë subjektet tjera juridike në Qytetin e Shkupit, gjegjësisht 46,36 denarë. Sipas Shilegov, në këtë mënyrë do të përmirësohet puna financiare e NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”, e cila, siç tha, në njëfarë mënyre, deri më tani është neglizhuar.