Shkup, 8 nëntor – Shtrenjtimi i parkingut në Qytetin e Shkupit është një nga masat me të cilat Qyteti do të luftojë kundër ndotjes së ajrit. Shilegov thotë se ende nuk kanë sjell plan të kompletuar për luftë kundër ndotjes së ajrit dhe se i njëjti do të publikohet më 15 nëntor, njofton Koha. “Një nga masat që e kemi menduar është rritja e çmimit të parkimit nëpër qendër për këtë dimër dhe ulje e çmimit të biletës për autobus, derisa të vijmë në gjendje që autobusi të jetë falas tërësish”, thotë Shilegov.