Beograd, 15 tetor 2018 – Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov prej nesër deri të mërkurën do të marrë pjesë në Forumin e tretë të kryetarëve të komunave të kryeqyteteve të vendeve nga Evropa Qendrore dhe Lindore dhe RP e Kinës (16+).
Në hapjen e samitit do të drejtohet nënkryetarja e Qeverisë të Republikës së Serbisë dhe Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, Zorana Mihajloviç, ministri i Minierave dhe Energjisë, Aleksandar Antiç.
Kryetarëve të komunave të 16 vendeve të EQL-së dhe të Qytetit të Shkupit, do t’ju drejtohet edhe një përfaqësues i Sekretariatit për bashkëpunim të Kinës me EQL nga Pekini Li Juçe, kryetari i komunës së Beogradit, Zoran Radojçiq, zëvendëskryetari i komunës së Pekinit Vang Hung, ministri i Transportit i Kinës, Li Sjaopeng dhe kryetari i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në Forum, në seancën plenare është paralajmëruar se kryetarët e komunave të vendeve nga EQL-ja do të bisedojnë për projektet investuese, partneritetin publik dhe privat, si dhe për ofertë të përbashkët turistike të Evropës Qendrore dhe Lindore drejtuar në tregun kinez.
“Beogradi është një vend mjaft interesant për investim dhe një nga qëllimet e këtij forumi është të tërhiqen investitorë, të shkëmbehen përvoja dhe për të kontrolluar nëse shkojmë në drejtimin e duhur. Planifikojmë të ndërtojmë dy ura, dy tunele, stadium kombëtar, metro, objekt të Filarmonisë dhe për gjithë këtë duam të bisedojmë në forum”, tha kryetari i komunës së Beogradit, Zoran Radojçiq.
Në Beograd nesër do të mbahet edhe Samiti i tretë i ministrave për transport të vendeve pjesëmarrëse në mekanizmin për bashkëpunim me RP të Kinës dhe 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.