Tetovë, 21 dhjetor – Bartësi i listës për deputetë nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja në Njësinë e gjashtë zgjedhore, Petre Shilegov sot deklaroi se qytetarët e Tearcës duhet të lihen vetë të vendosin se kujt do t’ia japin votën e tyre. “Qytetarët në Tearcë, si dhe qytetarët në tërë Maqedonisë zgjedhin Maqedoni evropiane. Këtu në Tearcë qytetarët meritojnë të kenë edhe ujësjellës edhe kanalizim si gjithkund në botën bashkëkohore të shekullit 21. Pikërisht për këtë theksojmë se çdo njeri në Republikën e Maqedonisë është i rëndësishëm”, tha Shilegov, duke u orientuar në vendimin e djeshëm të Gjykatës Administrative që të rivotohet në vendvotimin 2011 në Tearcë. Lidhur me paralajmërimet e VMRO-DPMNE-së se nuk do të merr pjesë në rivotim, Shilegov tha se në Maqedoni përfundimisht duhet të sundojë liria dhe qytetarët të lihen vetë të vendosin se cilit do t’ia japin votën e tyre. Rreth ndryshimit të mundur të mandateve të fituara me rivotimin, Shilegov tha se për ata më shumë është simbolike ndryshimi i mandatit në kuptimin politik, sesa nevoja për formimin e qeverisë së re.