Shkup, 19 tetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov kumtoi sot se numri i udhëtarëve të transportuar në autobusët e qytetit është ulur me mbi 62 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Ai theksoi se autobusi përputhet me masën e kapacitetit deri në 75 për qind.
“Kur të shikoni numrin e biletave të vlefshme do të shihni se numri i udhëtarëve të transportuar gjatë këtij viti është 37,5 për qind e së njëjtës periudhë që janë transportuar në vitin 2019. Që do të thotë se kemi ulje të numrit të udhëtarëve të transportuar me mbi 62 për qind. Prandaj, në baza ditore ne ndjekim të gjitha gjërat sesi funksionojnë, do të presim të shohim rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe do të përgjigjemi konform rrethanave”, tha Shilegov duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.
Ai theksoi se NQP-ja ka qenë kompania e parë e transportit në botë që filloi dezinfektimin e automjeteve, por theksoi se duhet të ketë sjellje personale për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe publik.
“Në fotografitë shumë rrallë mund të shihni njerëz me maska mbrojtëse, gjë që për mua është vërtetë sjellje e papërgjegjshme e disa qytetarëve”, theksoi Shilegov.
Lidhur me tenderin për tunelet nën Kala, ai informoi se miratimi i Planit të Detajuar Urbanistik nga Komuna e Qendrës është në proces dhe pasi të përfundojë ata do të shohin se cila do të jetë rregullorja e parashikuar në atë me të PDU.
“Sipas informacionit që kam duhet të miratohet nga mesi i nëntorit dhe më pas në bazë të PDU të miratuar në mënyrë që të mund të ndryshojmë rregulloren duke pasur parasysh se ura është e shtrembër ose në bazë të PDU për të shpallur procedurën”, shtoi Shilegov.