Shkup, 27 tetor – Ndryshimet e Ligjit për zjarrfikës, me të cilin një pjesë e kërkesave të zjarrfikësve do të marrin bazë ligjore, duhet të hyjnë në fuqi në qershor të vitit 2021 dhe deri atëherë Qyteti ofron përmes procesit të ndërmjetësimit, të përshpejtohet procesi dhe zjarrfikësit t’i marrin kompensimet, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegovi, pas takimit me zjarrfikësit në oborrin e Stacionit të Brigadës së Zjarrfikësve në Autokomandë.
Problemi me mënyrën e pagesës së pagave të zjarrfikësve, theksoi ai, është i vjetër më shumë se 15 vjet dhe nuk bëhet fjalë për mungesë të vullnetit, por për mungesë së bazës ligjore që të mundet të paguhet paga, ashtu që, si e kërkojnë zjarrfikësit.
“Po bëhen ndryshime në Ligjin për zjarrfikës, që duhet të hyjnë në fuqi në qershor të vitit 2021 prej kur një pjesë e kërkesave të zjarrfikësve do të marrin bazë ligjore. Ndërkohë, secili nga zjarrfikësit në proceset e tyre individuale i merr kompensimet, gjegjësisht qyteti ua kryen pagesën. Me qëllim që të ndihmojmë ta përshpejtojnë këtë proces dhe të ketë bazë ligjore t’u paguajmë ne ofrojmë që në këtë proces të hyjë edhe ndërmjetësimi, me qëllim diku deri në qershor të vitit 2021 kur do të hyjë në fuqi ligji, deri atëherë të mos dëmtohen zjarrfikësit”, sqaroi Shilegovi.
Qyteti, theksoi si, nuk është institucion që miraton ligje dhe grupi juridik në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes, të Financave, të Vetëqeverisjes Lokale dhe BNJVL-së tashmë e punon tekstin ligjor.
I pyetur pse përzihet politika, Shilegovi tha, të mos ishte qyteti aktiv për zgjidhjen e problemit, atëherë do të kishte bazë për një revolt të këtillë, por që dikush nuk mund të mendojë se bëhet fjalë për politikë kur njëri ndër nismëtarët e kësaj që po ndodh është këshilltar i VMRO-DPMNE-së.
Pas takimit, njëri nga anëtarët e këshillit nismëtar Dejan Isaevski, tha se nuk janë të kënaqur nga takimi i sotëm me kryetarin dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestë para Qytetit të Shkupit.