Shkup, 4 tetor – Kështu vlerëson kreu i Shkupit, Petre Shilegov, i cili paralajmëron më shumë hapësira të gjelbra dhe trafik të planifikuar që do të sigurojë lëvizje të qëndrueshme urbane.
“Defektet mjedisore që i kemi janë për shkak të ndërtimeve të paplanifikuara. As unë dhe askush në strukturën politike të cilës i përkas nuk kemi thënë ndonjëherë se nuk do të ndërtohet, do të ndërtohet, mirëpo sipas planit. Në këtë fazë ne fillojmë procesin e hartimit të një plani të përgjithshëm urbanistik përmes të cilit ne i identifikojmë pjesët e qytetit”,- tha kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.