Shilegov: Me sukses po ballafaqohemi me borën

Shkup, 6 janar – Autoritetet e qytetit po ballafaqohen me borën që prej sot në mëngjes bie në kryeqytet, tha sot kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

“Rrugët kryesore për mirëmbajtjen e të cilave është përgjegjëse qyteti në tërësi janë të kalueshme dhe arritëm në nivel të mos ketë borë nëpër rrugë. Presim pasdite dhe të mërkurën të ketë reshje më intensive të borës, megjithatë si edhe vitin e kaluar edhe këtë vit shërbimet e qytetit janë të gatshme të ballafaqohen me problemet”, deklaroi Shilegov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para kishës ortodokse në Shkup.

Lidhur me ndezjen e zjarre të djeshme për festat në qytet edhe krahas thirrjes qytetarët të mos e bëjnë këtë, Shilegov tha se edhe vitin e kaluar edhe sivjet e kanë bërë atë që është e mundur, gjegjësisht apelojnë që qytetarët të mos ndezin zjarre për shkak ndotjes së ajrit.