Shkup, 1 maj – Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Ministrinë e punës dhe politikës sociale dhe Agjencinë për punësim të Republikës së Maqedonisë do të realizojë trajnime për pastrimin e oxhaqeve për 25 persona të papunë. Trajnimi është planifikuar të fillojë më 1 qershor do të zgjasë tre muaj dhe regjistrimi është deri më 10 maj. Kandidatët gjatë kohëzgjatjes së trajnimit do të marrin pagesë prej 9,000 denarë në muaj. Pas përfundimit të trajnimit, secili kandidat, përveç certifikatës, do të pajiset me materiale themelore për hapjen e biznesit dhe punësimit, duke pasur parasysh se pastrimi i oxhaqeve do të subvencionohet nga Qyteti.