Shkup, 17 gusht – Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, në intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, ka folur edhe për punimet rreth Luna Parkut nw Shkup.
“Luna Parku ishte prishur dhe janë furnizuar shtatë rekvizita. Këtë sezon nuk kemi luna park dhe mendoj për një koncept tërësish të ri të luna parkut, ky do të ishte partneritet i qytetit me ofruesit e interesuar nëse nuk arrijmë të vijmë deri te ky pozicion atëherë do ta modifikojmë projektin ekzistues të luna parkut dhe për sezonin e ardhshëm shkupjanët do të mund të kenë luna park”, tha Shilegov.