Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot vlerësoi se është e palejueshme që pas takimeve të minsitrit të Mbrojtjes, Zoiran Jolevski në SHBA të dalin deklarata se Maqedonia gjoja do të shpërbëhet. Shilegov kërkon që Jolevski të sqarojë se çka ka folur në takimin e tij me kongresistin Dejna Rohrabaker dhe, siç deklaroi, “nëse ai takim është shkas për deklarata kontraverse të kongresistit amerikan për shpërbërje dhe ndarje të Maqedonisë”.
“Është e palejueshme që një ministër i mbrojtjes të përdorë privilegje për të organizuar ekskursione dhe takime private nëpër botë, ndërkaq menjëherë pas takimeve të tij të dalin deklarata se Maqedonia gjoja do të shpërbëhet”, deklaroi Shilegov. Ai kërkoi përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes nëse tkaimet e Jolevskit gjatë vizitës në SHBA kanë qenë private apo zyrtare, kush i ka paguar shpenzimet dhe nëse nga pozita e ministrit ka lobuar për interesa partiake. Qytetarët, tha Shilegov, duhet të jenë të qetë, sepse, siç theksoi, “Maqedonia nuk do të shpërbëhet, ndërsa ndryshimet të cilat i sjellë LSDM janë garancë për stabilitet të Republikës së Maqedonisë”.