Shkup, 3 prill – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp i kumtoi masat konkrete të marra nga autoritetet e qytetit në interes të tejkalimit më të lehtë të pasojave ekonomike të pandemisë së koronavirusit për të gjithë qytetarët në vend.
“Në këto periudha të vështira për të gjithë, kemi mbajtur seancë të Këshillit në të cilën kemi ndërmarrë hapa konkretë me të cilat në sasi të madhe e ndihmojnë ekonominë e vendit, ndërsa me këtë krijojmë kushte për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të munden më lehtë t’i tejkalojnë pasojat e krizës ekonomike të krijuara nga pandemia e koronavirusit”, deklaroi Shilegov.
Ai informoi se Qyteti i Shkupit ka vendosur të heqë dorë nga një pjesë e fondeve më të mëdha të të ardhurave (shërbimet komunale, marrja me qira e hapësirave publike, taksat e qytetit, etj.) me qëllim që të ndajnë më shumë para në ekonomi.
“Për këtë qëllim e ulim tarifën e taksave komunale për marrjen me qira të hapësirave publike nga 15 në 5 denarë për metër katror (që është çmimi minimal i lejuar me ligj) për tërë vitin 2020; i zvogëlojmë tarifat e biznesit për objektet e biznesit nga 7,000 në 4,000 denarë deri në vitin 2020 (që është gjithashtu një minimum ligjor); e anulojmë kredinë për ndërtimin e Luna Parkut të ri ; marrim kredi të re me të njëjtën vlerë për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës tjetër (të operuar nga ndërmarrjet vendase); shërbimet komunale do të mund të paguhen 18 në këste në send se në 12 këste mujore (kjo vlen për shërbimet që tejkalojnë 1 milion euro)”, tha Shilegov, duke shtuar se për t’i zbatuar me sukses këto masa ai shpreson që Këshilli i Qytetit së shpejti të miratojë një ribalancim të buxhetit.
Shilegov rikujtoi se Qyteti i Shkupit është kontribuesi më i madh në ekonominë maqedonase, ku gjenerohet shumica e BPV-së.
“Këtu janë numri më i madh i vendeve të punës, këtu janë bërë shumica e investimeve në vend. Gjërat nuk duhet të ndërpriten. Në dy vitet e kaluara, Qyteti i Shkupit ka treguar rezultate të shkëlqyera financiare. Këshilli ka miratuar llogari përfundimtare për dy vjet me radhë, gjë që tregon qartë se buxheti është në një pozitë të qëndrueshme dhe se ai mund t’i përmbushë qëllimet e tij”, deklaroi Shilegov.
Ai shtoi se në Llogarinë vjetore të Qytetit të Shkupit për vitin 2019, Qyteti ka gjeneruar më shumë të ardhura aktuale, ka bërë pagesën e kryegjesë pas huamarrjes ekzistuese dhe në të njëjtën kohë ka realizuar suficit në vlerë prej 528,010,827 denarë.
“Në këtë mënyrë, Qyteti i Shkupit nuk ka huazim të ri në vitin 2019, as nuk përdor një pjesë të fondeve që janë transferuar si të pashpenzuara nga viti i kaluar, përkundrazi kemi grumbulluar të ardhura shtesë të tepërta në vlerë prej 364,424,419 denarë. Rezultate të tilla financiare lejojnë që Qyteti i Shkupit të heqë dorë nga fondet nga normat më të mëdha të të ardhurave”, tha Shilegov. ls/shk/
Autoritetet e qytetit u rekomandojnë Bordeve të shkollës qiramarrësit e hapësirave në shkollat e mesme të lirohen nga qiraja mujore për tërë kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
– Unë i siguroj bashkëqytetarët tanë që këtë verë rrugët në Shkup do të vazhdojnë të ndërtohen, gërmuesit do të punojnë përsëri. Do të vazhdojnë parqet e mëdha që kemi filluar, urat dhe rinovimet e transportit publik. Ne do të vazhdojmë t’i ofrojmë të njëjtat shërbime sociale dhe do t’i përshtatim përmbajtjet kulturore me rrethanat derisa t’i hapim përsëri ato”, deklaroi Shilegov.
Jemi të përqendruar, siç tha ai, në kthimin e parave në ekonomi, përmes sigurimit të më shumë fondeve për investime kapitale dhe shtyrjen e investimeve joprioritare siç është Luna Parku.
Në këtë mënyrë jam i bindur që ne do ta bëjmë të mundur që qytetarët që punojnë në ekonomi t’i mbajnë vendet e tyre të punës dhe t’i kapërcejnë më lehtë pasojat ekonomike nga ballafaqimi me pandeminë globale”, theksoi Shilegov në konferencën e sotme për shtyp.