Shkup, 18 dhjetor – Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov, me kënaqësi Ju fton sot në ora 19:00, në sheshin Maqedonia te gjithë së bashku ta ndriçojmë bredhin e madh të Vitit të Ri dhe të ndjejmë gëzimin e festave. Ndriçimi i bredhit të Vitit të Ri do të shoqërohet nga zërat engjëllore të koreve të shkollave të mesme në Shkup, nën dirigjimin e Jasmina Beliçanec. Do të marrin pjesë këto shkolla: shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Pance Karagozov” , SHMQSH “Josip Broz – Tito” SHMQSH “Rade Jovçevski – Korçagin” SHMQSH “Orce Nikollov” SHMQSH “Nikolla Karev” SHMQSH “Maria Kiri Sklodovska” SHMQSH “Vasil Antevski – Dren” dhe shkolla e mesme “Mihajlo Pupin”.