Shkup, 21 qershor – Tanimë janë krijuar kushtet juridike që të spërkatet kundër mushkonjave, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Shërbimet në qytet në varshmëri nga gjendja e motit dhe reshjet e paralajmëruara ose të paparalajmëruara do ta bëjnë vlerësimin. Do të mundemi që gjatë ditës së sotme dhe të nesërme t’i firmosim marrëveshjet me furnizuesit e zgjedhur dhe përfundimisht ta kryejmë këtë procedurë”, shtoi Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas konferencës për shtyp për projeksionin e filmit “Avec L’amour” dhe koncertin “Kuin simfoni shou” në Parkun e Qytetit në Shkup.