Shkup, 6 tetor – Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Petre Shilegov sot paralajmëroi vendosje të plotë në funksion të objektit të ish kinemasë “Kultura”. Ai shtoi se sipas shembullit të metropoleve evropiane edhe në Shkup, me partneritet publik-civil do të hapen institucione të reja të vogla kulturore, në hapësira të reja nëpër qytet, që do të mundësojnë decentralizim të kulturës dhe mundësi të reja edhe për artistët edhe për kolektivët e tyre. Sipas tij, këto institucione kushtojnë shumë më pak nga ato masivet, ndërsa prodhojnë program me përmbajtje shumë më ndryshe. Shfrytëzuesit, sqaroi, në hapësirën që do të lëshohet për disa vite, do të përzgjidhen në konkurse publike, sipas programeve të ofruara. Shilegov theksoi se i hapin institucionet e kulturës për të gjithë qytetarët.