Shkup, 14 gusht – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se preparati që është përdorur gjatë spërkatjes kundër mushkonjave nuk ndikon negativisht në shëndetin e qytetarëve. Ai theksoi se preparati për spërkatje vjen nga kompania gjermane “Bauer” dhe në periudhën e kaluar është bërë analizë e tij.
Produkti që kemi përdorur këtë vit nuk ndikon në shëndetin e përgjithshëm të njerëzve dhe ka ndikim të vogël ose minimal tek gjallesat tjera. Ajo trajton ekskluzivisht mushkonjat dhe insektet e tjera që shfaqen si insekte të dëmshme në këtë periudhë. Qyteti i Shkupit rregullisht informon bletarët që të mbrojnë koshetë në mënyrë që të mos shfarosin bletët, tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Shilegov sqaroi se kushtet klimatike kanë bërë që të paraqiten mushkonjat . Sipas tij për tu bërë spërkatja duhet të ketë kushte adekuate, konkretisht të paktën tre ditë pa reshje dhe pastaj dy ditët e ardhshme të jenë pa reshje që të mos largohet preparati për spërkatje.