Shkup, 21 shtator – Qyteti i Shkupit të hënën ka nënshkruar marrëveshjen për planin urbanistik me Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve dhe Agjencinë për Planifikim Hapësinor. Marrëveshjen e nënshkruan kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov dhe Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, shkruan gazeta KOHA.
“Kjo marrëveshje ka për qëllim kryesorë rregullimin e infrastrukturës së qytetit, komunikacionin në disa pjesë të qytetit, rikonstruimin, hapësirat gjelbër si dhe vazhdimin e projekteve të lëna për gjysmë. Bashkë me Ministrin e ri të Transportit dhe Lidhjeve diskutuam për shumë gjëra rreth projekteve të ndryshme që në bashkëpunim e sipër me institucionet përkatëse do t’i realizojmë. Duhet ta përmend që në Shkup hasim disa problematika afatgjate pothuajse afër 30 vite që vërtetë e bëjnë të vështirë implementimin e disa veprimeve tona të cilat kërkojnë investime kapitale lukse që vërtet për buxhetin tonë nuk janë të mjaftueshme dhe kërkojnë mbështetje, ne synojmë që veprimet tona të bëhen në mënyrë transparente, në mënyrë urbanistike. Ne punuam që përqindjen prej 51% të projekteve të pa realizueshme ta ulim disi, gjë e cila na ka dhënë motiv për të vazhduar”, deklaroi Shilegov pas nënshkrimit të Marrëveshjes.
Në anën tjetër, Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski deklaroi se ai si ministrit theks të veçantë në punën e tij do ti vë infrastrukturës dhe projekteve kapitale në Qytetin e Shkupit. “Në takim me kryetarin Shilegov biseduam për projektet e realizuara si dhe projektet të ngelura më gjysmë që me shpresë se bashkërisht do t’i mbarojmë, natyrisht që unë si ministër i ri do të jap maksimumin që Shkupin si kryeqytet ta zhvillojmë se sidomos duke bërë bilancin e zgjerimit të qytetit, veçmas ne sot nënshkruam marrëveshjen që ky qytet të ketë një të ardhme sikurse qytetet e tjera moderne, me plan urbanistik të shkëlqyer për gjeneratat e ardhshme që do të vijnë. Brenda afatit të dhënë këto projekte do të realizohen dhe gjithçka do te vijë në atë çka ne synojmë bashkërisht”, deklaroi ministri Boçvarski. (koha.mk)