Shkup, 12 prill – Thelbësore është të sigurojmë financim stabil të komunave, që nënkupton se procesi i desentralizimit të pushtetit duhet të vazhdojë, edhe në pjesën e ndërmarrjes së ingerencave, por më shumë edhe në pjesën e decentralizimit fiskal. Qeveria do të duhet të tërhiqet nga centralizimi i parave ekskluzivisht në buxhetin e shtetit dhe do të duhet t’i sistemojë në komuna.
Këtë sot e deklaroi kryetari i qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së Petre Shilegov pas fjalimit në konferencë “Qytetet si shtytës të rritjes ekonomike – Vision 2030”, që është pjesë e ditës së dytë të Asamblesë së 14-të të përgjithshme të NALAS (Rrjeti i shoqatave të autoriteteve lokale nga Evropa Juglindore).
“Në momentin kur i ndërmorrëm komunat ato ishin me borxhe serioze. Kah fundi i vitit të kaluar Qeveria ka participuar në borxhet e komunave, duke anuluar rreth 48 milion euro. Ajo në një mënyrë jep mundësi që komunat të mund të ndërmarrin komponenta zhvillimore dhe pres këtë vit ato të jenë të dukshme për qytetarët. Një pjesë e komunave mbetën jo të subvencionuara nga Qeveria, ose nuk kërkuan ose nuk kanë pasur borxhe të mëdha. Unë pres atë që është premtuar nga Qeveria se ato komuna në proces më të ndryshëm do të nxiten”, tha Shilegov, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Shilegov tha se qëllimi është qytetet të bëhen të përmbajtura, të nxitet proces i digjitalizimit, të këmbehen përvojat dhe të vjen deri te jeta më cilësore. Sipas tij, jetë më cilësore mes tjerash nënkupton se duhet të ketë profit edhe për çdo qytetar. Organizata e qyteteve, siç tha, duhet të kahëzohet drejt mundësimit të zhvillimit ekonomik të qytetit dhe qytetarëve, ndërsa kuptohet se në atë proces do të marrin pjesë firma, persona juridik.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu theksoi se Qeveria me politikën e saj aktive për zgjidhjen e kontesteve dhe vendosjen e marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit të vendeve nga rajoni, i përkrahë nismat rajonale për veprim të përbashkët në proceset e integrimit në BE.
Pjesëmarrësve përmes video-porosisë i’u drejtua edhe komisari për Zgjerim dhe Politikë fqinjësore Johanes Han. Mbajtën fjalim edhe ministri pa resor i obliguar për rregullim të përmirësimit të klimës investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme Andrej Zhernovski.
Sipas të dhënave statistikore, në qytete jeton gjysma e popullatës në botë, ndërsa deri në vitin 2050 parashikohet qytetet të bëhen shtëpi e dy të tretave të popullatës së tërësishme. Përhapja e shpejtë e popullatës paraqet sfidë të madhe për qytetet dhe autoritetet, por edhe për biznesin dhe qytetarët.