Shkup, 1 nëntor – Atë që do ta shihni në qëndrimet e sistematizuara të BNJVL-së, ndërsa i cili duhet të jetë dokumenti kryesor në negociatat me Qeverinë, parashikon vazhdim të decentralizimit në disa drejtime, por edhe përmirësim të financimit, përkatësisht më shumë rrjedha të TVSH-së dhe të tatimit personal. Ndoshta duhet të mendojmë për koncept tërësisht të ri të vetëqeverisjes lokale dhe për koncept tërësisht të ri për financim të vetëqeverisjes lokale.
Këtë sot e theksoi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i qytetit të Shkupit Petre Shilegov në tryezën e rrumbullakët me temën “Sfidat dhe dilemat në sistemin e financimit të kompetencave të komunës – ridefinimi i mënyrës dhe konfirmimi i kritereve për bllok grante dhe me dedikim për komunat”, në organizim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
Në tryezën e rrumbullakët ishin prezantuar edhe rrjedhat e diskutueshme të analizës së bërë në konsultim me ministritë kompetente dhe me komunat për mënyrën e financimit të kompetencave të komunave në fushën e arsimit fillor dhe të mesëm, kopshtet, kulturën dhe mbrojtjen kundër zjarreve, të financuara me bllok grante nga buxheti qendror.
Shilegov u kthye edhe në funksionimin e njësive të zjarrfikësve, të cilat janë decentralizuar në vitin 2005.
“I madh është problemi me të punësuarit për të cilët nën asnjë kusht, nuk kemi marrë pëlqim për punësim të vjetër. Që do të thotë se nëse shkon ndonjë i punësuar nëpërmjet cilësdo bazë, nuk kemi mundësi të marrim pëlqim për punësim në vendin e njëjtë. Nga ana tjetër, ligji na obligon të kemi një zjarrëfikës në 1.500 banorë, dhe zgjidhjen e kërkuam në atë që komuna nga buxheti i saj të punësojë zjarrfikës. Në vitin e fundit arritëm të dakordohemi me Qeverinë të zgjidhet ky problem dhe më rregullisht të marrim pajtime për punësime. Te shërbimet e zjarrfikësve kemi edhe një problem dhe ai është i lidhur me pajisjen e tyre. E tmerrshme është gjendja me pajisjen, automjetet dhe uniformën e zjarrfikësve. Shumë shpesh ndodh që kryetarët e komunave nga buxheti i komunës të blejnë ndonjë pjesë të pajisjes së domosdoshme që të mundësojnë funksionim normal të këtyre shërbimeve shumë të rëndësishme”, tha Shilegov.
Kopshtet, siç tha, si kujdes bazë për të më vegjlit, janë kompetencë e cila është zhvendosur në nivel lokal, pa borxhe të mbetura dhe me mjaft mjete për funksionim normal.
“Problemi me kopshtet filloi në momentin kur u ndërprenë pajtimet për punësime dhe erdhi deri te situata që nga një përkëdhelëse duhet të kujdeset për 30 e më shumë fëmijë. Kohëve të fundit atje kemi problem edhe me kapacitetet hapësinore, por Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kishte dëgjuar më shumë dhe u mundua të sigurojë mjete për zgjerim të kopshteve të vjetra ose ndërtim të kopshteve të reja”, tha Shilegov.
Ai kumtoi se vetëm një pjesë e institucioneve kulturore janë decentralizuar. Ekziston edhe një numër i madh i komunave ku, siç tha, institucionet kulturore mbetën në duart e pushtetit qendror, pa pasur nevojë për kritere dhe të dihet pse ajo është ashtu.