Shkup, 25 shkurt – Çatia e gjelbër e QTQ është plotësimi i asaj që u premtua për Shkupin dhe qytetarët, ndërsa me të fitohet një sipërfaqe e re, urbane dhe e gjelbër për qytetarët, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov duke iu përgjigjur pyetjes së një këshilltari në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit.
“Qyteti i Shkupit së bashku me UNDP-në para më shumë se tetë muajve nënshkroi memorandum për bashkëpunim në sferën e zbatimit të Strategjisë së Ndryshime klimaterike – Shkupi Rezistues, lidhur me hartimin e pikave gjeotermale. Hulumtimet e zbatuara treguan se çatia e QTQ është për 10 gradë më e nxehtë nga hapësira e mbetur rreth sheshit “Maqedonia” dhe që këtu doli ideja një pjesë e kësaj çatie të gjelbërohet”, tha Shilegov.
Lidhur me reagimet rreth zgjidhjes ideore dhe dukjes së çatisë së gjelbër të QTQ, kryetari i komunës potencoi se ky është donacion nga SHA “Qendra Tregtare e Qytetit”, që është subjekt juridik i veçantë në pronë shtetërore ndërsa Qyteti i Shkupit nuk ka pikë kontakti në strukturat dhe menaxhimin e kësaj ndërmarrje.
“Projekti ideor për dukjen na u dorëzua nga QTQ si palë e tretë në projekt. Qyteti i Shkupit merr pjesë në këtë projekt përmes financimit dhe sigurimit të mjeteve, ndërsa UNDP e zbatoi procedurën. Duke e pasur parasysh se pati reagime të caktuara në opinion, tashmë jemi në kontakt me arkitektët dhe kastin dhe në kuadër të mundësive ligjore dhe rregullat e përcaktuara nga UNDP, përmes “Shkupi qendër urbane” ku janë anëtare Shoqata e arkitektëve dhe Fakultetit arkitektonik do të bëhen korrigjime të caktuara në projekt”, shtoi Shilegov.
Ai theksoi se projekti i plotë ideor dhe zbatues për çatinë e gjelbër të Qendrës Tregtare të Qytetit, në pajtim me të cilën Qyteti i Shkupit do të investojë në projekt është donacion nga ndërmarrja.