Shkup, 8 janar – Qeveria e Republikës së Maqedonisë, duke filluar prej sot i aktivizon masat për uljen e pasojave nga ndotja e ajrit në qytetin e Shkupit.
Nga shërbimi qeveritar për media, informojnë se masat aktivizohen pas informacioneve të marra se cilësia e ajrit dy ditë me radhë është tejkaluar mbi të lejuarën, gjegjësisht 200 pm/m2 në stacionet e matjes në Qytetin e Shkupit, gjegjësisht stacionet e matjes në Lisiçe dhe Rektorat.
Ministritë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe e Shëndetësisë janë të obliguar t’i lirojnë prej punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt të pësuar miokardial ose tronditje në tru, pa dallim moshës, riorganizimi i orarit të punës dhe personave të cilët punojnë në hapësira të hapura të punojnë prej orës 11 deri në orën 17, ta zbatojnë ndalesën për mbajtje të ndeshjeve sportive dhe manifestime tjera në sipërfaqe të hapura, të sigurojnë kushte për aktivitete të hapura të shërbimit për ndihmë të shpejtë, vizitë në shtëpi dhe shërbimit të patronazhit.
Ministria e Punëve të Brendshme duhet ta aktivizojë dhe të zbatojë vendimin dhe kontrollin e regjimit tashmë të vendosur të trafikut për automjetet e rënda transportuese, destinacioni final i të cilave nuk është Shkupi, në koordinim me MPB-në ( të shfrytëzohet rreth rrotullimi). Njësitë e Vetëqeverisjes Lokale janë të detyruara të zbatojnë lëshimin e lejeve për furnizim të mallrave në zona të ndaluara për komunikacion që vlen prej orës 07:30, trajnimet në autoshkolla të realizohen në periudhën prej orës 9:30 deri më 14:30 dhe pas orës 18, të sigurohet ose transport publik falas ose zvogëlim i çmimit të biletave të transportit publik në periudhën e kushteve jo të volitshme të motit, që do të ishte nxitje për qytetarët ta përdorin transportin publik, të rritet frekuenca e autobusëve të NPQ-së në të gjitha destinacionet, pastrim i përditshëm i rrugëve dhe shtigjeve për këmbësorë dhe t’i risin kontrollet e inspektimit në vendet e ndërtimit, përdoruesve të vajrave mbeturina dhe serviseve që punojnë në ndërrimin e vajrave.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë i urdhëron të gjitha organet e administratës shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe SHA në pronë shtetërore, si dhe Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale që ta zvogëlojnë deri në 50 për qind përdorimin e automjeteve zyrtare.
Theksohet se kompanitë e ndërtimit kanë për obligim të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatje, larje të gomave para daljes nga vendi i ndërtimit etj), ndërsa makinat e ndërtimtarisë të transportohen deri në vendet e ndërtimit deri në orën 7:.30 të mëngjesit.