Liverpool do të përballet me Barcelonën në gjysmëfinale të Champions League, dy ndeshje ku i gjithë thelbi do jetë si të ndalin Lionel Messi. Në një farë mënyrë, mbrojtësi Virgil van Dijk pranoi se nuk e ka idenë se si do ia dalë të ndalë yllin argjentinas, që këtë sezon është në super formë. Gjithsesi një tifoz i Liverpool ka përgatitur një video ku tregon se si 27-vjeçari holandez i ndali të gjithë yjet e Barcelonës, në kohën kur luante me Celtic, edhe pse në atë ndeshje katalanasit shkatërruan skocezët me rezultatin 6-1, në vitin 2013, në “Camp Nou”.
Për më shumë vlerësime ndiqni videon:
Virgil van Dijk playing for Celtic vs Barcelona at the Nou Camp back in 2013. pic.twitter.com/H9clOkHhJf
— LFC Globe (@LFCGlobeUK) April 18, 2019