Manchester City ka thyer çdo rekord të mundshëm këtë sezon të Premier League. 100 pikë, 32 fitore, 104 gola të shënuar, skuadra e Pep Guardiola ka shkruar historinë në sezonin ku është filmuar për një dokumentar të prodhuar nga Amazon. Dhe tani ka dalë trajleri i parë i dokumentarit dhe ai duket spektakolar. Aty jepen pamje ekskluzive nga dhomat e zhveshjes, nga qendra stërvitore si brenda ashtu edhe jashtë. Gjithashtu edhe në fushën e Etihad.
All Or Nothing – Manchester City: