Në eksperimentin e bërë me 100 njerëz të shëndoshë, është regjistruar në mënyrë të ngadalësuar, se si përhapet një teshtimë. Sipas të dhënave, gjatë secilës teshtimë, del sasi e njëjtë e fluideve, të cilat më pas ndahen dhe shpërhapen në copëza të vogla. Por, së bashku me to janë edhe shumë baktere, të cilat mbesin në ajër, apo i bien sipër dikujt që është para personit që teshtinë. Prandaj në çdo rast, rekomandohet të keni afër një facoletë, ndërsa vënia e dorës përpara teshtimës është e domosdoshme.