Secili ka disa pyetje, përgjigjet e të cilave i merr me vonesë, ose në rastin më të keq asnjëherë. Një ndër to është: si flenë balenat? Zhytësi Franco Banfi na e jep këtë përgjiigje, ndërsa ka fotografuar momentin e rrallë. Gjatë zhytjes në brigjet e Karaibeve, ai vuri re një grup balenash që ishin duke fjetur. Këto gjallesa kalojnë vetëm shtatë për qind të kohës duke fjetur dhe atë e bëjnë në pozicion vertikal. “Nuk di pse flenë në këtë formë, ndoshta e përdorin hidrolokatorin që kanë në kokë, për të detektuar ndonjë rrezik”, ka thënë Banfi lidhur me rastin.
Shikoni si flenë balenat, pamjet nga thellësia e oqeanit (FOTO)
Leave a comment