Kroacia u godit mëngjesin e sotëm nga një tërmet i fortë 5.3 ballë i shkallës rihter, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe panik tek qytetarët.
Mediat vendase kanë publikuar disa video nga Zagrebi, që ishte edhe epiqendra e tërmetit, ku shihen disa ndërtesa të dëmtuara dhe makina të shkatërruara. Në media u raportua edhe për një 15 vjeçar të vdekur.
Šteta u Zagrebu nakon potresa
Publiée par Index.hr sur Samedi 21 mars 2020
Nga paniku i lëkundjeve, njerëzit kanë dalë jashtë banesave të tyre, duke injoruar edhe frikën nga koronavirusi. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani Kroacia ka raportuar për 206 të infektuar me COVID-19.