Një qytetar amerikan që po kthehej në Nju Jork i ngarkuar me kokainë është arrestuar nga policia. Ai e kishte fshehur drogën tek shalët e tij dhe mbante veshur pantallona të gjata. Vlera e kokainës shkon 164 mijë paund. Juan Carlos Galan Luperon ishte duke u kthyer nga Republika Dominikane nëpërmjet Aeroportit John F. Kennedy në Nju Jork. Doganierët amerikanë dhe Bordi i Mbrojtjes thanë se Luperon ishte mjaft nervoz dhe kjo krijoi dyshime për t’iu nënshtruar një kontrolli të detajuar. Madje pantallonat e tij dukej sikur po shqyheshin dhe gjatë kontrollit, policia gjeti sasinë e konsiderueshme të kokainës.