Djali i Cristiano Ronaldos tregoi aftësitë e tij duke goditur penallti në portën e mbrojtur nga Rio Ferdinand. Cristiano Ronaldo ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke u stërvitur me të birin e tij, Ronaldo Junior. Në stërvitje ishte mysafir edhe ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand. Madje, biri i Ronaldos tregoi aftësitë e tij duke goditur penallti në portën e mbrojtur nga Ferdinand, përcjell “lajmi.net”. Nga ajo që shihet, duket se vogëlushi ka talent për ta ndjekur rrugën e babait të tij.