Le t’i themi lamtumirë akullores tradicionale. Moda e re, e nisur në Nju Jork, quhet Booza. Është një akullore e pazakontë, e gërryer dhe rezistente ndaj nxehtësisë. Kjo risi e çuditshme e pastiçerisë vjen direkt nga dyqani “Republika e Booza” në Brooklyn, por krijohet falë një recete të lashtë, që prejardhjen e ka në Lindjen e Mesme dhe që ka lindur rreth pesëqind vjet më parë.
Dy përbërësit që e bëjnë produktin unik janë salepi dhe rrëshira e çamçakëzit, e kultivuar vetëm në ishullin grek të Kios. E dyta i jep akullit një ngjeshje të pazakontë. Gjithashtu ka shije të ndryshme, si karamele i kripur, çokollatë e bardhë Sichuan me piper etj…
Akullorja këputet si mozzarella dhe gjithashtu mund të shijohet duke e rrotulluar rreth lugës. Ajo sfidon temperaturat më të ngrohta dhe nuk shkrihet, duke u kthyer në “domosdoshmërinë” e kësaj vere.