Shkup, 11 mars – Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë, për ç’arsye do të vazhdojë shkrirja e përshpejtuar e shtresës së borës në male.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në katër gradë, ndërsa ajo e ditës prej 12 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të dobët jugperëndimore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë deri një gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Të hënën ende do të jetë ngrohtë, por do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të dobët deri në mesatar, fillimisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare kohë pas kohe e përforcuar juglindore dhe gjatë ditës do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të përcjella me shi të shkurtër të rrëmbyeshëm.
Nga ditët në vijim moti do të jetë më i freskët, ndërsa temperatura e mëngjesit do të jetë në ulje graduale.