Interi fitoi, jo pa “djersitur”, sfidën e parë të 1/16-ave të Ligës së Europës kundër Rapidit të Vjenës: duke pasur tani një avantazh, sado të vogël, për ndeshjen e kthimit e programuar për datën 21 shkurt në “San Siro” në orën 21:00. Vendimtar në suksesin e skuadrës së Luçiano Spaletit penalltia e fituar dhe e realizuar nga vetë Lautaro Martinez, i vendosur në qendër të sulmit në vend të Mauro Ikardit, i cili nuk udhëtoi me grupin pasi klubi mori vendimin për t’i hequr shiritin e kapitenit.
Dhe “Demi” Martinez shfrytëzoi më së miri rastin: debutim në Europë me gol, duke konfirmuar gjithashtu edhe një herë cilësitë e tij të mëdha. Një “diamant” ende i jo në formën përfundimtare, por mbi të cilin duhet punuar. Dhe shifrat e sezonit të tij të parë si interist po nisin të marrin formë: 7 janë golat e shënuar deri tani, të gjithë thelbësorë.