Parmbrëmë një vrasje makabre tërhoqi vëmendjen e gjithë mediave vendore.
Gruaja 40 vjeçare nga Tropoja, Valbonë Marku Nrecaj, u vra nga ish-burri i saj Pjetër Nrecaj, bashkë vajzën e saj 9 vjeçare, shkruan gazetametro.net
Vrasja e Valbonës është forma më ekstreme e dhunës në familje, e dhunës kundër grave. Edhe pse këto raste ekstreme mund të jenë më të pakta, numri i rasteve të dhunës në familje është alarmant.
Sipas burimeve që ka siguruar gazeta Metro nga Policia e Kosovës, vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 628 raste të dhunës në familje.
Ajo që e bënë edhe më shqetësues këtë fenomën, është se këtu perfshihen vetëm rastet e raportuara në polici, përderisa ka shumë raste të tjera të dhunës që nuk raportohen fare.
Kjo na jep të kuptojmë se fenomeni i dhunës në familje është mjaft i përhapur në Kosovë. /gazetametro.net