Bejrut, 30 korrik – Të paktën 36 gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga ana e grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI) gjatë sulmit në provincën siriane Suejda javën e kaluar, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.
Gratë dhe fëmijët e marrë peng janë pjesëtarë të druzëve, komunitet të cilit i takon pjesa më e madhe e popullatës në Suejda.
Në sulmin e SHI-së në provincën jugperëndimore siriane më 25 korrik janë vrarë më shumë se 250 persona.