Shkup, 14 mars- Mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut të përcjella me bubullima pritet të shtunën drejtë të dielës dhe gjatë natës. Gjatë ditës do të fryjë erë jugore e cila do të shkaktojë temperatura dukshëm më të larta të ditës të cilat do të arrinë madje deri në 25 gradë.
Lokalisht priten procese më intensive, ndërsa reshje me intensitet të ndryshueshëm do të ketë edhe në ditët në vijim kur temperaturat do të jenë në rënie.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmërojnë shi lokal dhe bubullima të rralla për sot pasdite, ndërsa shi afatshkurtër do të ketë edhe në luginën e Shkupit.