Shteti Islamik e ndërmori përgjegjësinë për sulmin e djeshëm në Londër. Ata theksojnë se sulmuesi ka qenë njëri prej “ushtarëve” të tyre. Kryeministrja britanike, Tereza Mej deklaroi sot se policia e din identitetin e sulmuesit, i cili dje me automjet i qëlloi këmbësorët dhe i vrau tre persona para Parlamentit në Londër. Ajo theksoi se sulmuesi ka lindur në Britaninë e Madhe. “Ai ka punuar vetë dhe nuk ka arsye të besojmë se janë planifikuar edhe sulme të tjera”, theksoi Mej, pa e zbuluar emrin e tij.