Shkup, 3 dhjetor – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon Qeveria t’i kthejë reformat mediatike në Planin 18 dhe në mënyrë serioze t’u kushtohet premtimeve të dhëna komunitetit të gazetarëve dhe të Këshillit Evropian për korrigjimin e Kodit Zgjedhor, i cili gjatë kësaj vere u ndryshua dhe u plotësua pa debat dhe në mënyrë jotransparente.
“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë proteston që Qeveria i ka fshirë reformat mediatike nga Plani për reforma prioritare 18. Sqarimi i Qeverisë se reformat mediatike nuk janë në planin reformues pasi që ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale e kanë kaluar procedurën qeveritare është absolutisht e papranueshme. Miratimi i ligjit për ASHAAM në Kuvend është obligim i përbashkët i Qeverisë dhe i shumicës parlamentare”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.
Nga SHGM e përkujtojnë Qeverinë se vullneti i saj politik të luftojë kundër politikës së jondëshkueshmërisë së dhunës ndaj gazetarëve nuk është realizuar.
“Nga 59 sulme të gazetarëve në pesë vitet e kaluara vetëm në dy raste sulmuesit janë dënuar ndërsa të tjerët janë të pahetuara, apo të hetuara pjesërisht”, thonë nga SHGM.
Është e pasinqertë, theksojnë nga SHGM, që Qeveria tenton t’i keqpërdorë konstatimet e Këshillit të Komisionit Evropian për përjashtimin e reformave mediatike nga Plani 18. Vetë Bashkimi Evropian na informoi se konstatimet e Këshillit në asnjë rast nuk do të thonë se reformat në media nuk janë të rëndësishme për vendimin e tyre për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë vitin e ardhshëm.
Nga SHGM përkujtojnë se ofrimi i mundësisë me para publike të financohet një propagandë politike e partive në media gjatë fushatës zgjedhore do të thotë vazhdim i politikës së reklamimit qeveritar prej regjimit paraprak në një ambalazh më ndryshe. Kjo masë, sipas Shoqatës, do t’i ruaj lidhjet klientaliste midis partive dhe pronarët e mediave dhe i hesht mediat.
“Mundësia ligjore Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ta ndjek mënyrën e raportimit të mediave onlajn gjatë fushatës zgjedhore është absolutisht e pazbatueshme dhe në kundërshtim me standardet evropiane, e cila mund të ketë pasoja serioze ndaj lirisë së mediave”, qëndron në kumtesën e SHGM-së.