Shkup, 10 maj – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ndaj konkluzës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 8 maji, me të cilën vlerësohet puna e Radiotelevizionit të Maqedonisë. “Në konkluzën thuhet se ‘RTVM nuk i ka përmbushur standardet profesionale dhe etike për sigurimin e pavarësisë redaktuese, paanshmërisë dhe objektivitetit gjatë informimit’. Është e pakontestueshme se puna e RTVM-së në të kaluarën është kritikuar në shumë raporte ndërkombëtare se nuk ka arritur të raportojë në mënyrë profesionale për ngjarjet me interes publik. Përkujtojmë se në raportin e Reporterëve pa kufi ishte e theksuar se duhet të zbatohen reforma në RTVM dhe se servili publik edhe më tutje vazhdon tu shërbejë interesave të qeverisë së kaluar”, thuhet në reagimin e SHGM-së, ndërsa theksohet se sipas Nenit 104 të LSHMAA, Radiotelevizioni i Maqedonisë është i pavarur nga çdo autoritet shtetëror, entitet tjetër ligjor publik ose kompani tregtare dhe duhet të jetë i paanshëm në politikat editoriale.
“Megjithatë, theksojmë se Qeveria nuk është institucion kompetent që duhet të vlerësojë punën e medias. Apelojmë qeverinë të përmbahet nga vlerësimet e standardeve profesionale të medias, sepse duke bërë atë, ajo tejkalon kompetencat e saj dhe merr përsipër punën e organeve (vetë)rregulluese. Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Parlamentitit të RMV urgjentisht të vazhdojë procesin për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Programor të RTVM si parakusht për reformimin e servilit publik, i cili do të kontribuojë në profesionalizimin e saj, ngritjen e standardeve dhe zhvillimin e rrjetit të korrespondentëve”, potencon reagimi i SHGM-së.