Shkup, 20 janar –Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ashpër e dënoi incidentin gjatë manifestimit të djeshëm me rastin e festës Uji i Bekuar në Shkup, ku ishte lënduar gazetarja Mirjana Mirçevska-Jovanoviq nga televizioni Kanal 5.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë në vitin 2018, siç thonë nga SHGM-ja, premtoi se liria e mediave dhe e gazetarëve janë prioritete kryesore për të cilat ajo do të angazhohet dhe se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës ndaj gazetarëve.
Nga SHGM-ja thonë se në këtë rast Kisha Ortodokse Maqedonase ka përgjegjësi më të madhe të sigurojë qasje të sigurt për njoftim të gazetarëve në kryerjen profesionale të detyrave të tyre. “me këtë incident ku ishte lënduar kolegia Jovanoviq përgjegjësia nuk është vetëm ndaj sulmuesve por edhe ndaj organizatorit” qëndron në kumtesën e SHGM-së.