Shkup, 7 qershor – Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe HERA – Asociacioni për edukim shëndetësor nënshkruan Memorandum për bashkëpunim.
Siç kumtoi SHGM, Memorandumi parasheh bashkëpunim më të afërt përmes organizimit të punëtorive të përbashkëta dhe fushatave për rolin e gazetarëve dhe mediumeve gjatë raportimit për kategoritë e ndjeshme.
Është paraparë edhe përpunim i përbashkët i analizave, hulumtimeve dhe doracakëve lidhur me grupet e qytetarëve të ndjeshëm dhe të margjinalizuar me fokus të posaçëm të të drejtave shëndetësore dhe sociale. Bashkëpunimi, siç ceket, parasheh edhe mundësi për inkuadrim të gazetarëve të cilët do të punonin në krijimin e përmbajtjeve mediatike në tema të cilat janë të rëndësishme për punën e HERA-s, ndërkaq përmes të cilave do të promovohej gazetaria etike dhe profesionale.
Ky Memorandum është në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të partneritetit me organizatat e tjera qytetare me qëllim të informimit më të mirë dhe më cilësor të qytetarëve për tema të cilat janë me interes të posaçëm publik,ceket në kumtesën e SHGM-së.