Shkup, 23 shtator – Kryetari i Gjykatës Themelore – Shkup, Ilir Sulejmani të mërkurën ka realizuar një takim pune me drejtorin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Dragan Sekulovski, informon gazeta KOHA.
Temë bisede e takimit ka qenë mundësia për përmirësimin e bashkëpunimit mes gazetarëve dhe kësaj gjykate, si dhe ndryshimet e paralajmëruara në Ligjin për përgjegjësi civile për shpifje dhe fyerje. (koha.mk)